TASTIERA


Njesia e kompjuterir me te cilen me se pari kemi kontakt eshte tastiera. Permes saj perdoruesi i fut informatat qe ka ne kompjuter. Tastiera ne fakt eshte varg nderpresish gjendjen e te cilave e kontrollon nje mikroprocesor. Procesori brenda tastiers duhet te percaktoj cili tast eshte shtypur, sa eshte mbajtur i shtypur dhe me qfar shpejtesi karakteri duhet percillet ne procesorin e kompjuterit. Nen tastet e tastieres ndodhet matrica e tasteve e cila paraqet nje koleksion te nderprerseve te hapur. Kur te shtypet tasti ky nderpreres mbyllet. Kete ndryshim te gjendjes duhet te dedektoj mikroprocesori
i tastieres dhe te percaktoj poziten ne matric te nderprersit te mbyllur.
Mikroprocesori duhet te dedektoj rastin kur tasti mbahet i shtypur nje kohe me te gjate dhe te mundesoj percjelljen korrekte te simboleve te shtypura. Gjate perdorimit te tastieres mikroprocesori ne tastier analizon matricen dhe percakton cilat karaktere duhet ti dergoj ne kompjuter. Keto karaktere ruhen ne nje bafer 16 bajtesh. Nga bafer-i keto te dhena dergohen permes kabllos ose lidhjes pa tel ne kompjuter. Ne anen e kundert te kabllos te tastieres, ne anen e kompjuterit, ndodhet kontrolleri i tastieres, i cili ia percjelle keto te dhena per perpunim te metejme sistemit operativ. Ne kete rast sistemi operativ kontrollon a eshte fjala per ndonje sekuence sistemore te karaktereve siq eshte
p.sh. Ctrl+Alt+Del qe shkakton resetimin e kompjuterit. Nese nuk eshte, ky varg i karaktereve i percillet aplikacioni aktiv qe mund te jete ta zeme Word-i i cili kontrollon rrjedhen e pranuar. Nese eshte fjala per sekuencen Ctrl+S, ateher Wordi e ruan permbajtjen e dokumentit. Kjo procedur perseritet me shtypjen e secilit tast te tastieres.


MAUSE


Mausi eshte njera nder njesite me te prdorurara te kompjuterit. Sa here qe deshirojme te pozicionohemi ne ndonje objekt te treguar ne monitor, te zgjedhim ose te zhvendosim ndonje objekt, mausi hyn ne pune. Funksioni i mausit eshte te transmetoj levizjet e e dores se perdorusit ne sinjale te cilat kompjuteri i kupton. Mausi perbehet prej disa komponenteve: Topi, 2 disqe te pozites, diodat me drite infrakuqe, sensoret e drites infrakuqe, dy ose tre mikrondares dhe qarku elektronik i cili mund te jete edhe nje mikroprocesor.
Kur mausi zhvendoset neper siperfaqen prekese, levizet topi ne brendesi. Levizja e topit percillet permes rrotave te lidhura ne te njejtin bosht me disqet me vrima. Ne disa konstruksione nuk kemi rrota, por topi prek vetem boshtin e disqeve. Njeri prej disqeve sherben per te definuar poziten e mausit ne drejtimin X, tjetri ne drejtimin Y. Ne njeren ane te diskut eshte led dioda e cila emeton drite infrakuqe. Disku i ka vrimat te cilat e nderprejne driten dhe dioda dhe ajo pastaj keshtu e nderprere arrin si varg i impulseve te drites ne sensorin ne anen tjeter te diskut. Shpejtesia me te cilen arrijne impulset e drites ne sensor, percakton shpejtesin e levizjes se mausit e me kete edhe distancen qe kalon. Impulset e pranuara te drites ne sensor shendrrohen ne te dhena binare, 0 dhe 1-sha, te cilat kompjuteri i kupton. Shtypja e ndonjerit nga tastet e mausit percillet me mikrondaresin perkates nėn tė. Impulsi elektrik i krijuar po ashtu kodohet ne nje varg te bitave qe percillen ne kopjuter. Bartja e te dhenave behet me kabllo ose me lidhje pa tel.
Mausi optik nuk perdor topin dhe disqet per percjellje ne pozite, por per ta kryer kete funksion perdor nje kamer e cila merr 1500 fotografi ne second. Mausi ka nje diode e cila emeton driten e cila e reflektuar nga siperfaqja vie ne nje CMOS sensor. Sensori e percjelle seclin imazh ne procesorin per perpunim te sinjaleve. Mikroprocesori i dedekton ndryshimet ne imazhet e njepasnjeshem
qe i arrijne edhe ne kete menyre e leviz kursorin ne baze te kesaj informate.